Sulm i ri

Orët e tmerrit në SHBA: 11 viktima nga sulmi në sinagogë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar 72 orë tmerri të mbushura me frikë, urrejtje, terror dhe vrasje.

Të mërkurën një burrë ka qëlluar për vdekje dy afroamerikanë.

Siç raportojnë mediat amerikane, ngjarja ndodhi ne mënyrë të papritur dhe rastësore, në një dyqan në Kentucky Kroge.

Gjatë gjithë këtyre ditëve deri të premten, rreth 12 fytyra publike, nga Obama tek Klinton, Soros e De Niro janë kërcënaur me bomba në shtëpitë, zyrat e restorantet e tyre.

Por, nuk përfundon me kaq, të shtunën në mëngjes Robert Bowers, 46 vjeç ka hapur zjarr në një sulm antisemitik në një sinagogë të Pittsburghut, duke lënë të vdekur 11 persona.

Ky sulm është konsideruar më i rëndi antisemitik në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai përballet tashmë me 29 akuza penale, përfshi edhe përdorimin e armëve të zjarrit për të kryer një vrasje.

Prokurorët federalë thanë se do të ngrejnë ndaj tij edhe akuza për krim nga urrejtja, duke bërë që i dyshuari të përballet me mundësinë e dënimit me vdekje.