Orët e para të 2020-s i kaluan duke i vozitur prishtinasit

Fatmir Bislimi, orët e para të vitit 2020 i ka kaluar në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit.

Si shofer i autobusit urban, Bislimi ka bërë punën e tij, duke vozitur nëpër rrugët e Prishtinës, raporton KTV.

Megjithatë, vozitja natën e Vitit të Ri, për Fatmir Bislimin, është më e veçantë se ditëve të tjera.

Por, linja me të cilën ai operoi natën e Vitit të Ri, nuk ishte e vetmja.

Në vendet e tyre të punës, Vitin e Ri e kanë pritur edhe punëtorët e tjerë të Trafikut Urban.

Viti 2019 për ta ishte i mbarë, derisa puna jo gjithmonë është e lehtë.

Linjat që përshkojnë qendrën, si linja 1, 3 dhe 4, do të operojnë deri në orët e para të mëngjesit edhe ditën e parë të vitit 2020.