ORCA: Nëse kryeministri dhe ministri ndërhyjnë në punën e KSHC-së, do t’i padisim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kjo organizatë ka paralajmëruar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi se për çfarëdo lloj ndërhyrje në KShC ata do t’i padisin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe do të pritën me protesta të vazhdueshme.

Përfaqësuesi i ORCA-së, Gramos Buçinca duke ironizuar me kryeministrin Haradinaj, tha se meqë ai merret me sporte të rënda po mendon që është ma i fortë, por sipas tij politikisht dhe moralisht më e fortë është KShC.

“Meqë në Kosovë kryeministri është i sporteve të rënda. Kush është ma i fortë kryeministri apo KShC-ja. Parlamenti që të dy i ka zgjedhur. Më i fortë moralisht dhe politikisht është Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Në rast se kryeministri dhe ministri ndërhyjnë ne do t’i padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Çdo ndërhyrje tash e tutje do të pritet me protesta”, tha Buçinca.

Kjo protestë vjen pas vendimit që KSHC ka marr për mos akreditimin e Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe atij të Prizrenit.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi./kp/

loading…