Orari i të gjitha ndeshjeve të Bayern Munich – rinis me 17 maj, përfundon me 27 qershor

Bundesliga është shumë afër rikthimit.

Pas pothuajse dy muajsh frike nga koronavirusi që ka paralizuar gjithë botën, ka nisur paksa të kthehet normaliteti.

Lajmi i mirë është rikthimi i Bundesligës, që do të rinisë vikendin e ardhshëm.

Bayerni, që prin me katër pikë më shumë se Dortmundi, rikthehet në aksion më 17 maj, kundër FC Union Berlin.

Bayerni do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda, kurse pesë të tjera në udhëtim, jashtë shtëpisë në rrugën për t’u shpallur kampion në sezonin që do të mbahet mend gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.