Orangutani shijon një cigare para vizitorëve në një kopsht zoologjik në Vietnam

Një orangutan u pa derisa pinte cigare para vizitorëve në një kopshti zoologjik në Vietnam.

Videoja e tregonte orangutanin i cili qëndronte ulur dhe po e ngrehte disa herë cigaren dhe kur e përfundoi u sigurua se po e fikte, transmeton Telegrafi.

I gjithë momenti ishte xhiruar në kopshtin zoologjik Saigon në qytetin Ho Chi Minh.

Stafi në kopshtin zoologjik tha se orangutani e kishte marrë cigaren kur një vizitor e kishte hedhur në ambientet pranë tij.

Kafsha inteligjente më pas kishte mësuar si ta pinte duhanin duke parë njerëzit. /Telegrafi/