Ora më e shtrenjtë në botë shitet në Zvicër për 24.2 milionë funte

Ora më e shtrenjtë në botë që kushton 24.2 milionë funte nga Patek Philippe është shitur në ankand në Zvicër, derisa paratë e mbledhura do të dhurohen për qëllime humanitare.

Patek Philippe kryevepra e Chime, është një nga orët më komplekse që u shit nga një telefonatë anonime në ankandin që u mbajt në hotelin Four Seasons në Gjenevë.

Ajo pritej të shitet për 2 milionë funte, por theu rekordin e mëparshëm që e mbante ora Rolex Daytona, që u shit për 13.5 milionë funte që dikur ishte në pronësi të yllit të Hollywood-it, Paul Neëman që u shit në vitin 2017.

Ora është e paketuar nën jë kuti speciale që është e disponueshme në dy ngjyra të artë dhe në të zezë.

loading…