Ora falënderon fansat: Ne bëmë histori sot

Rita Ora së fundmi shënoi histori në top listat britanike, duke u bërë aristja femër me më së shumti këngë solo në Top 10.

Për krejt fansat e saj që i kanë ndihmuar asaj të arrijë këtë sukses, këngëtarja Ora ka një falënderim.

Ajo publikoi një fotografi nga Madridi, ndërsa shkruante në mbishkrimin e imazhit falënderime për fansat e saj, me të cilët së bashku arritën të bëjnë histori.

“Faleminderit për fansat e mi të mrekullueshëm që janë me mua në çdo hap timin. Ne bëmë histori sot dhe kjo falë jush. Jam në Madrid për të performuar por nuk mund të pres për të festuar me ju të gjithë kur të kthehem, veçanërisht kur ne të lansojmë albumin tim të ri”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Para pak ditësh Rita ishte në Berlind, e ndërsa së fundmi udhëtoi për në kryeqytetin spanjoll për performancën e saj të radhës.