Opozita: Buxheti për AKK-në pamundëson kryerjen e detyrave sipas ligjit

Buxheti i ndarë sipas Projektligjit për vitin 2023, për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsioni sipas deputetëve të partive opozitare po konsiderohet si i pamjaftueshëm marrë parasysh kompetencat që i janë shtuar kësaj Agjencie përmes ligjeve.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se Agjencisë Kundër Korrupsionit i është shtuar puna sidomos me obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë që tash e tutje kanë mjekët, profesorët dhe kategori tjera të zyrtarëve publikë.

“Është rrit numri i atyre që duhet të deklarojnë, që në fakt e kanë obligim ligjor deklarimin e prejardhjes se pasurisë. Ndër ta profesorë, mjekët dhe një kategori e zyrtarëve publikë. Tani me thuani mua me këtë buxhet që e ka agjencia si do te mund te monitorojë, si do te mund te trajtojë, si do te mund te vlerësojë dhe si do te mund të nisë iniciative që munden me qenë potencialisht të kundërligjshme ne deklarimin e pasurisë”, ka thënë Besnik Tahiri, deputet nga AAK

Tahiri ka thënë se me këto ligje lëvdohemi te bashkësia ndërkombëtare por me këtë buxhet minimal ku nuk do të ketë as staf dhe kapacitete funksionale me i përmbushë obligimet AKK-ja.

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka thënë se shtimi i kapaciteteve për Agjencinë është diskutuar në vazhdimësi në Komisionin për Legjislacion po edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

“E kemi diskutuar disa here edhe me ministren nevojën që institucioni i Agjencisë Kundër Korrupsion konform rritjës së kompetencave të këtë edhe buxhet me shumë sepse e thash është i pamjaftueshëm një buxhet ku krahas këtij buxheti kemi një rritje të madhe të këtij institucioni me ligj dhe është e pamundur ky volum i punëve të kryhet me efikasitet ashtu siç natyrisht është e nevojshme që ky institucion ta kryej punën e vet që t’i mungoj buxheti por të jetë sa me efikas në ushtrimin e detyrës”, ka thënë ajo./Betimi për Drejtësi