Opinionistët e BBVA, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari hyjnë në shtëpinë e famshme për të darkuar me banorët

Spektakli i së martës i Big Brother VIP Albania ka nisur ndryshe nga herët e tjera.

Hapja e spektaklit u bë duke i informuar banorët për rastin e vrasjes së rojës së sigurisë të televizionit Top Channel.

Pas njoftimit të tyre për lajmin tragjik, moderatorja Arbana Osmani tha se spektakli do të mbyllet dhe se ai do të rikthehet të shtunën e kësaj jave.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Banorët të cilët u shqetësuan nga lajmi më pas mirëpritën në shtëpinë e famshme dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.

Të dy opinionistët kanë darkuar me banorët duke biseduar me ta rreth temave të ndryshëm që kryesisht lidheshin me eksperiencën e BBVA.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, sonte banorët po festojnë edhe ditëlindjen e 31-të të këngëtaresh nga Kosova, Nita Latifin.

Ndryshe, finalja e Big Brother VIP Albania është caktuar më 6 maj, por banorët pritet ta mendojnë këtë vendim nëse duan të jenë pjesë deri në fund apo ta lënë përgjysmë këtë eksperiencë. /Telegrafi/