KF Llapi

Operohet futbollisti i Llapit, vizitohet nga drejtori dhe trajneri i klubit

Qendërmbrojtësi i Llapit,  Granit Jashari e ka përfunduar me sukses operimin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e 25-të kampionale ndaj Malishevës (rupturë e ligamentit ACL dhe dëmtim i meniskut).

Operimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Dr. Qerim Kida në Spitalin “Royal Medical”.

“Pas operimit, futbollisti Jashari e ka gjendjen stabile dhe atë e kanë vizituar Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajneri Tahir Batatina.

Drejtori Sportiv dhe Kryetrajneri e kanë mbështetur “Granden” maksimalisht në këtë sfidë të pa pritur për të dhe kanë i kanë dëshiruar rikthim dhe shërim sa më të shpejtë në fushë.

Me karakterin e madh që posedon, pa dyshim që Graniti do rikthehet edhe më i fortë se kurrë më parë 💪

Shërim të shpejtë Grande 🤍💙”, ka shkruar Llapi në Facebook. /Ballkani.info