Bernard Berisha
Operohet Bernard Berisha
Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha që pësoi fundjavën që lamë pas një lëndim është operuar sot me sukses.
Lajmin e ka dhënë vet Berisha përmes një postimi në Facebook, duke dhënë sinjale se operimi ka shkuart mirë, derisa ai është kryer në një klinikë të specializuar në Finlandë, shkruan Bernard Berisha. .
Berisha pësoi lëndim në ndeshjen e skuadrës së tij Ahkmat në kampionatin rus.
“Alhamdulillah operacioni u kry me sukses fal zotit 🤲🏼 Një falenderim i madh për doktorin më të mirë Dr. Lasse Lempainen dhe ekipi i tij në klinikën Pihlajalinna në Turku, Finlandë.
Fatkeqësisht, lëndimet janë pjesë e sportit.
Por në bazë të përvojës dhe me ndihmën e ekipit të rehabilitimit do të rikthehem edhe më i fortë inshallah ☝🏼”, ka shkruar Bernard Berisha. /Ballkani.info