Policia gjermane

Operacioni antidrogë, arrestohen katër shqiptarë në Leipzig të Gjermanisë

Policia gjermane në një operacion anti-drogë në lindje të Leipzig, ka arrestuar katër shqiptarë.

Siç njofton mediumi gjerman, IVZ.de,operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld.

Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm, raporton IVZ.