OpenAI

OpenAI do ta klonojë zërin

Një model i ri gjuhësor i krijuar nga kompania me inteligjencë artificiale, OpenAI, do të mund të klonojë zërin e njeriut për 15 sekonda.

Modeli i quajtur Voice Engine, sipas kompanisë, do të përdoret që të klonojë zërin, duke e dëgjuar fillimisht një, e pastaj duke e bërë identik.

Sipas kompanisë, kjo platformë ka nisur të punohet në 2022-n dhe është shfrytëzuar në disa raste.

Aktualisht kjo po testohet dhe sipas kompanisë që ka prodhuar ChatGPT-në, do të mund të shfrytëzohet edhe në çështje mjekësore.

Voice Engine do të përdoret për t’iu lexuar edhe fëmijëve me aftësi të kufizuara.