“OnePlus” ofron shpërblime deri në 7.000 dollarë për gjetjen e bugëve

Kompania kineze “OnePlus” gjatë disa viteve të fundit i ka regjistruar disa ndërhyrje të sigurisë në pajisjet e saj. Për ta përmirësuar sigurinë e produkteve dhe shërbimeve të saj, kompania e ka ofruar programin e shpërblimit të quajtur OnePlus Security Response Center (OneSRC).

Si pjesë e OneSRC, OnePlus do t’ua paguajë përdoruesve midis 50 dhe 7.000 dollarë për gjetjen dhe raportimin e bageve në produktet dhe shërbimet e kompanisë. Shpërblimet ndahen në pesë nivele:

Rastet e veçanta: deri në 7.000 dollarë

Niveli kritik: 750 deri në 1500 dollarë

Niveli i lartë: 250 deri në 750 dollarë

Niveli i ndërmjetëm: 100 deri në 250 dollarë

Niveli i ulët: 50 deri në 100 dollarë

“OnePlus” nuk e ka definuar qartë secilin prej niveleve dhe thekson se ato do të përcaktohen bazuar në shkallën e cenueshmërisë dhe ndikimin specifik në punë. Kompania gjithashtu e paralajmëroi partneritetin e vet me një platformë për gjueti në bugë, të quajtur HackerOne, për të marrë njohuri nga hulumtuesit dhe ekspertët më të mirë të sigurisë. Një program-pilot për këtë bashkëpunim do të fillojë në vitin 2020.