OnePlus Concept One do të prezantohet gjatë panairit CES 2020

Javën e kaluar, OnePlus u dërgoi ftesa mediave për një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet në Las Vegas, gjatë panairit CES 2020, ndërsa manifestimi fillon më 7 janar. Kompania nuk njoftoi në atë kohë se çfarë teme do ta mbulonte kjo ngjarje, por tani prodhuesi kinez i telefonave tregon se muajin tjetër do ta shohim OnePlus Concept One.

OnePlus e publikoi gjithashtu një videoklip të shkurtër për ta shënuar këtë paralajmërim, por përsëri nuk zbuloi se çfarë është konkretisht OnePlus Concept One, shkruan KOHA Ditore. Nga emërtimi është e qartë se bëhet fjalë për konceptin e produktit të ri, i cili mund të jetë telefon, kufje TWS ose diçka krejtësisht tjetër.

Më shumë detaje mbi OnePlus Concept One do të dihen gjatë ditëve në vijim.