On Records nuk dorëzohen ndaj gjyqit kundër Mozzik dhe Getinjos

Largimi i befasishëm i Mozzik dhe Getinjo nga On Records pati habitur ndjekësit e tyre.

Dyshja lajmëruan përmes Instagramit se kanë dal nga labeli, të cilët më pas deklaruan se nuk ishin aspak të informuar se dy reperët do largoheshin.

E kjo gjë ka bërë që menaxheri i On Records, Mehmet Elshani t’i padisë dy vëllezërit Aliu dhe kërkoi nga ta 1.4 milionë euro dëmshpërblim.

Ndërsa, së fundmi On Records në Youtube ka hedhur përsëri këngët e reperëve të lartpërmendur, këngë këto që u bllokuan pas daljes së Mozzik dhe Getinjo nga labeli që i bëri të famshëm.

Në një prononcim për Syri Kosova, Elshani ka treguar se arsyeja se përse këngët u lëshuan në Youtube përsëri, ka qenë bllokimi i këtyre këngëve në kanalet tjera, të cilat pa autorizim kanë ripublikuar projektet e Mozzik dhe Getinjo, disa me klipe, e disa vetëm me tekst.

Po ashtu, ai i ka paralajmëruar ato llogari në Youtube që t’i heqin këngët, përndryshe do t’i humbin ‘accountet’.

Kurse, sa i përket gjyqit, Mehmet Elshani tha se procesi po vazhdon.

“Po, procesi gjyqësor ndaj Mozzik dhe Getinjo është duke u zhvilluar dhe nuk dorëzohemi derisa të përfundon” janë fjalët e tij për Syri.net Kosova.

Nga ana tjetër, kujtojmë që këngët e Mozzik dhe Youtube që janë të lansuara në kanalin Zzapp&Chriss nuk do qëndrojnë gjatë, do hiqen përsëri, pasi të arrihet qëllimi i zhdukjes së tërësishme në kanal.