Menaxheri i “On Records”, Met Elshani dhe anëtari i këtij labeli, Endri, po qëndrojnë në Shqipëri për të ndihmuar.

Met Elshani ka udhëtuar për në Shqipëri, për të dhuruar pako me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan ballkani.info

Bashkë me të ishte edhe Endri, ndërsa përmes rrjeteve sociale kanë sjellë pamje nga vendet që kanë vizituar.

“Gjendja qenka me alarmante se sa duket ne rrjetet sociale, shumica shtepive qenkan ne gjendje rreziku te shemben banoret jetojn ne tenda dhe kan nevoj per ndihmen tonë kush ka mundesi te ndihmoj. Mundesisht shtepi per shtepi se e pamunguar organizatat te vizitojne gjdo shtepi”, shkruan Elshani.