Kosova po prin në rajon me rastet e infektuara me variantin e ri Omicron. 9 sosh u konfirmuan të dielën mbrëma, për të cilat u bë e ditur se shumica e importuan virusin nga jashtë, teksa 4 pacientë të infektuar, që janë nga Mitrovica, nuk dihet nga e morën.
Sipas infektologut Shemsedin Dreshaj, ky version ka disa dallime me atë paraprak, Deltën.
Sipas Dreshajt, Omicron karakterizohet me siptomatologji relativisht më të lehtë, por me përhapje më të shpejtë.
Andaj, mjeku sugjeron shtrëngimin e masave parandaluese.
Por nëse do të bëjnë diçka të tillë institucionet përgjegjëse, nuk dihet. Por aktualisht, nga Ministria e Shëndetësisë i thanë Klanit se në fuqi mbesin të njëjtat masa, deri në rekomandimin për të kundërtën.
Kësaj here, qytetarët mbështetën një shtrëngim eventual të masave, meqë thanë se janë dëshmitarë të pasojave të varianteve paraprake.







