Klinika Infektive
Omicron-istët e parë në Kosovë kishin simptoma të lehta (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë, para dy ditësh, bëri me dije se në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste infektimesh me variantin Omikron. Njëri nga këta qytetarë u trajtua në Klinikën Infektive prej disa ditësh.
Në fakt, ky pacient, së bashku me gruan e tij, të cilët kishin ardhur për pushime nga Amerika në Kosovë, tek këtu u konfirmuan të infektuar dhe me llojin Omicron.
Drejtuesi i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha se pacienti në fjalë ka qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës anti-COVID dhe manifestimet klinike kanë qenë të lehta.
Pos këtyre dy rasteve të importuara nga SHBA-ja, kaq janë edhe nga Anglia, një nga Franca dhe katër nga Mitrovica.
Aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen katër pacientë me COVID-19, por jo të llojit Omicron.