Olti Curri ironizon me Antonelën për këpucët e 800 eurove

Gazetari dhe blogeri Olti Curri është mjaft i ndjekur në instagram.

Ai bëhet kryefjalë e mediave rozë për shkak të ironizimeve kundrejt fytyrave publike, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ai është merrur më së shumti me banorët vip të Big Brother Albania.

Ai ka ironizuar mbrëmë Antonelën për këpucët e saj për të cilat ditë më parë iu kishte thënë vajzave në shtëpi se kanë kushtuar 800 euro.

“Nga 800 euro në 100” shkruan Olti duke postuar një foto të Antonelës me këpucë.