Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari, po i shijon ditët e nxehta të verës larg Shqipërisë, në një nga destinacionet më luksoze dhe të preferuara nga VIP-at europianë: Pallma de Mallorca, në Spanjë.

Bukuroshja bionde ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri pamjesh nga pushimet, por një foto e postuar në instastory ka tërhequr vëmendje të madhe.

Në imazh, Olta shfaqet e shtrirë në krevat, me një pamje shumë intime dhe provokuese – pothuajse e zhveshur, duke shijuar kafen e mëngjesit me pamje nga një dhomë e bardhë dhe minimaliste.