Olta Gixhari

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është bërë sërish nënë.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Dori, janë bërë prindër të një djali.

Foto: Screenshot/Instagram

“13.06.2024”, ka shkruar ajo që tregon se djali i tyre erdhi në jetë ditën e sotme (e enjte).

Të shumta qenë edhe urimet që pranoi nga ndjekësit e miqtë krahas postimit.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 është nënë edhe e një djali të quajtur, Amar.

Përkundër periudhës së shtatzënisë, Olta ka qenë shumë aktive me projekte.