Olluri: Kurti është dashur t’i rikthejë kazinotë dhe bastoret

Parim Olluri, gazetar, ka thënë se në kuadër të programit qeverisës të Qeverisë Kurti për rimëkëmbje ekonomike, do duhej të përfshiheshin edhe rikthimi i aktiviteteve të lojërave të fatit.

Olluri këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se nevojiten reforma radikale për përmirësim të buxhetit të vendit.

“Është dashtë tek plani ekonomik rikthimi i kazinove dhe bastoreve. Mendoj që një vend që nuk arrin me e rrit buxhetin, atëherë duhet të merren vendime radikale që e shtojnë buxhetin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai, tutje kritika ka pasur edhe për ministritë përgjegjëse për ekonominë e vendit.

“Ajo që është ministre e Ekonomisë, këshilltarët e saj duhet ta kenë të qartë se cilat janë ato asete që e rrisin ekonominë në Kosovë”, thotë tutje ai.