Olluri: Acarim raportesh në koalicion, Kurti – Gërvallës, ‘Të shkarkoj si Agim Veliun’

Drejtori i Gazetës Insajderi, njëherit analist politik, Parim Olluri, ka deklaruar se ka krisje mes koalicionit qeverisës VV-Lista GUXO.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Olluri ka treguar sipas tij arsyen se përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e mori me vete kryediplomaten, Donika Gërvalla Schëarz, në udhëtimin zyrtar drejt Francës.

Sipas analistit, ka acarim raportesh mes kryeministrit dhe ministres së Jashtme dhe komunikimi i tyre i fundit ka qenë kërcënimi “Të shkarkoj si Agim Veliun”.

“Komunikimi i fundit mes kryeministrit dhe kryediplomates ka qene kercenimi “Te shkarkoj si Agim Veliun”. Kjo eshte krisja me madhe deri me tash mes koalicionit qeverises VV-Lista Guxo.”, ka shkruar Olluri në Facebook.

Kujtojmë se në vizitën e fundit zyrtare të kryeministrit, ku u prit në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron, Kurti ishte i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

Ky është postimi i plotë i Ollurit:

Albin Kurti nuk e mori me vete kryediplomaten Donika Gervalla ne takimin me presidentin Macron.

Pse?

Sepse komunikimi i fundit mes kryeministrit dhe kryediplomates ka qene kercenimi “Te shkarkoj si Agim Veliun”.

Kjo eshte krisja me madhe deri me tash mes koalicionit qeverises VV-Lista Guxo.