rtk

“Oliver Ivanoviqin e vrau Beogradi, në bashkëpunim me gruan e tij”

Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Deri tani, ende ishte e paqartë se kush kishte dhënë urdhërin për vrasjen e politikanit serb nga Kosova.

Por, sipas emisionit ‘’Udhëve’’ të RTK, Ivanoviqi u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanovicin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviq po bashkëpunonte, Milena Ivanoviq, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndryshe, Ivanoviq nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vucic’it.