Themeluesi i Alfa Group, Mikhail Fridman, i cili ra nën sanksionet e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, është bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka mbetur pa akses në parat e tij.
Friedman pothuajse nuk ka asnjë cent tashmë ne dispozicion, e krejt kjo për shkak të sanskiove që u janë vendosur oligarëve rus që kanë miqësi me Putinin.
Frideman duhet të kërkojë leje nga autoritetet birtanike për të shpenzuar. Çdo muaj ai do të jetë në gjendje të tërheqë 2 mijë e 500 paund .
Biznesmeni u ankua se nuk ishte në gjendje të paguante as për pastrimin e shtëpisë.
“Ndoshta duhet ta pastroj vetë shtëpinë. Kur isha student, jetoja në një dhomë të vogël konvikti me katër persona të tjerë, por pas 35 vitesh kjo është e papritur”, tha Friedman.
Friedman beson se hartuesit e listave të sanksioneve nuk e kuptojnë se si funksionon Rusia.
Nëse qëllimi i BE-së është që biznesmenët rusë të ndikojnë në presidentin rus Vladimir Putin, tha ai, nuk mund të bëhet në këtë mënyrë.
Ai vuri në dukje se qëndron larg politikës dhe takimet e përfaqësuesve të biznesit me Putinin nuk ishin të rëndësisë që Bashkimi Evropian u jep atyre në justifikimin për vendosjen e sanksioneve.
“Distanca midis Putinit dhe kujtdo tjetër është si distanca midis Tokës dhe hapësirës”, tha ai.
Friedman theksoi gjithashtu se ai kurrë nuk kishte punuar në kompani shtetërore dhe nuk kishte mbajtur kurrë poste publike, duke tentuar të justifikohet se s’ka miqësi me Putinin.
“Kjo është robëri që po ndodhë, nuk mund te jetojmë kështu”, u ankua themeluesi i bankës, që tashmë nuk ka para.
BE dhe SHBA kanë vendosur një seri sanksionesh ndaj Rusisë, për shkak të sulmin ushtarak në Ukrainë, duke vrarë civil dhe shkatërruar infrastrukturën shtetërore.
Sulmi rus në Ukrainë ka zemëruar shumë vendet e BE dhe SHBA-të, që në historinë moderne s’mbahet mend t’i janë vendosur më shumë sanksione një shteti, sesa Rusisë.







