Para se të fillonte lufta në Gazën veriore në funksion ishin 24 spitale, por tashmë kanë mbetur vetëm katër të vegjël.
Ndërsa nga 11 objektet mjekësorë në jug, aktualisht tetë nga to janë funksionale.
Kjo u bë e ditur nga agjencia e OKB-së OCHA, raporton Al Jazeera.
Kapaciteti i shtretërve në të gjithë Gazën para luftës ishte 3 mijë e 500, ndërsa aktualisht është 1 mijë e 400, në mes të një rritjeje të atyre që kërkojnë trajtim, tha agjencia e OKB-së.
Vetëm një nga spitalet aktualisht funksionale në jug ka kapacitetin për të trajtuar rastet kritike të traumës ose për të kryer operacione komplekse, sipas OBSH-së.







