OKB: Shqetësim për marrëveshjen në lidhje me eksportin e grurit ukrainas

Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së Antonio Guterres i ka shkruar Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë për t’i shprehur shqetësimet e tij lidhur me zbatimin marrëveshjes që lejon eksportin e sigurt të grurit nga disa porte ukrainase të Detit të Zi, gjatë kohës së luftës.

Sekretari i përgjithshëm e dërgoi këtë letër pasi Kombet e Bashkuara thanë se “asnjë anije nuk u inspektua të martën si pjesë e marrëveshjes pasi palët e përfshira u duhej më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi prioritetet operacionale”.

Inspektimet u përsëritën të mërkurën.