OKB: Kosova nuk mund ta shpallë të “non grata” zyrtarin rus

Një shtetas rus u arrestua në aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit.

Mikhail Krasnoshchenkov,antarë i misionit të UNMIK-ut ne Kosovë, ishte arrestuar me dyshimin se kishte ndihmuar banorët vendas që të vendosnin barrikada të cilat do pengonin aksionin e policisë.

Sot kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministria e punëve të jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallet ‘’non-grata’’ personi në fjalë.

Por, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së Farhan Haq ka thënë për Zërin e Amerikës se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë pasi OKB’ja nuk është shtet.

Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, ka thënë zëdhënësi.

Zyrtari rus ndodhet në një spital në Beograd për të u kuruar, ndërsa gjatë ditës së sotme është vizituar edhe nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.