Përdorimi i eksplozivëve nga Rusia me efekte të gjera nëpër zona të popullura, duke përfshirë këtu edhe raketa, predha e sulme ajrore, mund të jenë krime lufte, ka thënë OKB-ja.

Shefja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bognor, përmendi dy shembuj specifik, një sulm në një shkollë në Chernihiv dhe sulmi në maternitetin në Mariupol, raporton BBC.

OKB-ja thotë se ka gjithashtu raporte për forcat ruse që qëllojnë dhe vrasin civilë që përpiqen të evakuohen, dhe për civilë të vrarë gjatë tubimeve paqësore.