OJQ-të e Gjakovës kërkojnë largimin e gruas me nënshtetësi serbe

Organizatat joqeveritare nga Gjakova kanë bërë të ditur se më 28 qershor do të dorëzojnë një peticion në Qeveri, ku kërkojnë largimin e një gruaje me nënshtetësi serbe për të cilën thonë se është kthyer për të jetuar në këtë qytet.

“Sepse kjo Komunë edhe i ka të hapura varret duke prit rikthimin e eshtrave të bijve të saj. Gjakova nuk është e gatshme të pres rikthimin e serbëve, derisa të kthehen eshtrat e fundit të bijve dhe bijave tona.

“Peticioni do të dorëzohet: kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministres për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, thuhet në njoftim.

Ky peticion është iniciuar nga:
1. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega Gjakovë,
2. Shoqata e Invalidëve të Luftës – Dega Gjakovë,
3. Organizata e Veteranëve të Luftës – Dega Gjakovë,
4. Shoqata e Krimeve të Luftës Gjakova 98-99,
5. MK – Medika Kosova,
6. IFK – Iniciativa e Femrës Kosovare,
7. KVRL – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal,
8. Shoqata e ish të burgosurve politikë,
9. SHEPF – Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes,
10. SHA – Shoqata e Gruas,
11. Shtëpia e Sigurt Gjakovë,
12.Gjok Sokoli – Korenicë,