OJQ “FINQ” krijon Kopshtin Botanik për Universitetin “Ukshin Hoti”

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të martën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “FINQ”. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Nexhmendin Ramadani, drejtor i OJQ “FINQ”.

Në bazë të kësaj marrëveshje UPZ do të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 2 hektarësh të kësaj organizate për Kopshtin Botanik për nevoja të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit deri në krijimin e kopshtit botanik në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ndërsa UPZ do t’i ofrojë mbështetje kësaj organizate me ekspertiza të ndryshme dhe shfrytëzimin e laboratorëve dhe hapësirave të FSHJM-së.

Në takim ishin edhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe shefi i programit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojaxhi.