Kapen deputetet

“Oj ti, a po shun mori”, përplaset deputetja e AAK-së me atë të Vetëvendosjes në Komision

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi dhe ajo e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, janë përplasur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku po diskutohej për peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.

Përplasja ka ardhur pasi Byqyqi ka marrë fjalën dhe ka parashtruar pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.

Për këtë iu është tërhequr vërejta nga deputetja e VV-së Arjeta Fejza. Pastaj, deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që “të mbyllë gojën”.

“Oj ti, a po shun mori”, tha Bytyqi.

Deputetja Fejza tha se është e p pranueshme që në Komisionin që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhën thuhen këso fjalë.

“E para “a po shun mori” e këto komente skandaloze i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.

Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së Ariana Musli-Shoshi dhe deputetes së Fejza pasi ajo e quajti atë militante të VV-së, raporton EO.

E pyetjeve që iu parashtruan drejtorit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini nga deputetja Albana Byqyqi nuk lejoi që të përgjigjet kryetarja e këtij Komisioni Duda Balje, pasi sipas saj, pyetjet kanë qenë jashtë teme.

Për shkak të kësaj deputetja Bytyqi edhe e lëshoi mbledhjen.

https://www.youtube.com/watch?v=K2ia-rwuplI