“Oh ç’ma këpute shpirt e zemër”, babai i të riut që vdiq dje përlot me postimin prekës për të birin

I riu nga fshati Revuçë e komunës së Podujevës, Veton Nimani, është ndarë dje nga jeta në moshë të re.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, shkruan Jepi zë.

Vetoni ishte i biri i poetit llapjan, Lumni Nimani.

Ky i fundit ka prekur të gjithë me postimin e fundit ku njofton se djali i tij ka vdekur.

“Oh çma këpute shpirt e zemër i bukuri im!! Veton i imi djalë, bukuria jote, më mbeti kujtim, jeta pa ty më nuk ka fare kuptim… O Zot i madhërishëm na jep forcë ta përballojmë këtë dhimbje!!!”, shkroi Nimani në Facebook.