Për Klan Kosova këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus, respektivisht është shefi i asaj pike”.

Stavileci ka treguar se nëpër pikat doganore po punohet si zakonisht, pasi është e obligueshme funksionimi i tyre edhe në këtë kohë.

“Masa shtesë janë marrë dhe janë shpërndarë pajisje mbrojtëse në drejtori dhe është bërë dezinfektimi i hapësirave punuese”.