Ofendoi dhe kanosi policët në Mitrovicë, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor.

Kështu është njoftuar përmes raportit të PK-së, ku është shtuar se rasti ka ndodhur përderisa zyrtarët policor po merreshin me një aksident trafiku.

Po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE. Mitrovicë  07.10.2022 – 14:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor derisa po merreshin me një aksident trafiku. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.