Gjëja më e rëndësishme është që Kosova të heq taksën për mallrat nga Serbia Qendrore dhe të krijojë kushte që dialogu të vazhdojë.
Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odalloviq në N1 duke përmendur se kishte shumë “ndërhyrje” në proces.
Duke folur për siç i quan “ndërhyrjet” në përpjekjet për të ringjallur dialogun Kosovë-Serbi, Odalloviq saktësoi se Shtetet e Bashkuara janë këtu me të dërguarit e saj, pastaj Bashkimi Evropian, d.m.th Komisioni Evropian. Së treti, Gjermania dhe Franca, për të cilat ai thotë se përpjekja e tyre vitin e kaluar dështoi, por që të dy vendet do të vazhdojnë të përpiqen të zgjidhin problemin e Kosovës.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë autoriteti më i lartë në Kosovë dhe se Kryeministri Albin Kurti është në një hapësirë të ngushtë pasi mesazhet e qarta nga Washingtoni arrijnë për herë të parë që taksa duhet të hiqet pa kushte, transmeton Klan Kosova.







