Oda Ekonomike me rekomandim për importin e veturave

Diskutimi për importimin e veturave të vjetra ka ngjallur reagimin e shumë institucioneve.

Oda Ekonomike ka dalur me rekomandim për importimin e veturave, raporton Ballkani.info

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi në një postim në Facebook tha se kufizimi i importit të veturave duhet të vendoset tek standardi e gazrave dalese.

Postimi i plotë i Rukiqit.

Rekomandimi i OEK-ut per ceshtjen e importit te veturave

Kufizimi i importit te veturave të vendoset tek standardi (euronorma) EURO 4 e gazrave dalese. Ky rekomandim përkon edhe me praktikat e vendeve te regjionit si Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mal i Zi.