Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi është takuar me nënkryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek dhe të dy përfaqësuesit e bizneseve të të dyjave vendeve u zotuan për rritje të bashkëpunimit dhe inicim për marrëveshje tregtare të lirë.
Pas takimit, Rukiqi tha se kjo vizitë e përfaqësuesit të bizneseve izraelitet në Kosovë ka synim të rris bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Derisa paralajmëroi vizitë në Izrael në tetor, Rukiqi tha se do angazhohen që të krijojnë kushte ligjore duke filluar me propozimin për marrëveshje tregtare të lirë në mes Kosovës dhe Izraelit.
“Kjo vizitë ka për qëllim që t’i identifikoj të gjitha mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit. Ne kemi shumëçka për të bashkëpunuar duke filluar nga tregtia, investimet por edhe nga mundësia për të pasur një nga përvojat e Izraelit në shtet ndërtim[…]Të dy Odat do të angazhohemi që t]ë krijojmë dhe kushtet ligjore për këtë duke filluar nga propozimet që do i dorëzojmë tek të dy qeverisë për inicimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes Kosovës dhe Izrealit. Është e rëndësishme që të kemi lidhje ekonomike me këtë shtet për shkak të fuqisë ekonomike që ka ky shtet dhe kompanive që janë rival në fusha dhe shumë sektor të ekonomisë“, u shpreh Rukiqi.







