Oda e infermierëve dënon ashpër sulmn ndaj infermierit F.B.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë dënon ashpër sulmin që ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast siç bëhet me dije është sulmuar me thikë infermieri F.B.

OIK kërkon nga institucionet e rendit si prokuroria, policia dhe gjyqësori që të ndërmarrin veprime konform ligjit, për të ndëshkuar secilin që mund të çojë dorë mbi mantelbardhët, të cilët pos trajtimit mjekësor të pacientëve, po ballafaqohen edhe me barrën e rëndë të pandemisë, e cila ka rënë kryekëput mbi supet e tyre.

Sulme të tilla, mbeten të papranueshme, andaj, kryesit e këtyre akteve nuk duhet toleruar në asnjë rrethanë.

Me respekt
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës