O’Connell takim lamtumirës me Mustafën: E uron që u rizgjodh kryetar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,t ka pritur sot në takimin lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.

O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mbështjetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Në këtë takim morën pjesë edhe Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Xh. Mustafa dhe Bajram Gecaj.

loading…