O’Connell: SHBA me aleatët solli paqe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se është nder për tu takuar me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

O’Connell ka thënë Clinton solli paqe në Kosovë dhe për të reflektuar se si zgjedhjet tona mund të ndërtojnë paqe të qëndrueshme.

“Nder për të takuar Presidentin Clinton, njëzet vjet pasi SHBA, me aleatët e Britanisë së Madhe dhe NATO-s, vepruan për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të reflektuar mbi mënyrën se si zgjedhjet tona mund të ndërtojnë paqe të qëndrueshme”, ka shkruar O’Connell.