BQK

O’Connell në Prishtinë, BQK tregon çfarë diskutoi me Guvernatorin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare (FCA),  Ruairi O’Connell.

Siç ka njoftuar BQZ-ja “Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosen planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, me fokus funksionin e ri për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e mbikëqyrjes së tregut në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend”.

“Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili diskutoi mundësinë e lidhjes së një marrëveshje bashkëpunimi në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, metodologjitë dhe qasjen e avancuar britanike, në gjithëpërfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve, shërbimet digjitale financiare, kripto-asetet, tregjet e kapitalit dhe çështje tjera. Po ashtu, është biseduar edhe për shkëmbimin e informative nga tregjet respektive rreth hyrjes së investitorëve potencial në treg apo performancës së tyre”, thuhet në njoftim.

Ruairi O’Connell më parë kishte shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.