Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka bërë apel tek Qeveria e Kosovës që punësimi të ndryshojë qasje, të ketë punësime me meritë dhe të mos ndërhyjë politika në punësime.


O’Connell ka kërkuar përsëri që punësimi në Kosovë të jetë i lirë dhe pa ndërhyrje, sipas tij punësimi është një proces teknik dhe nuk duhet që politika të i zgjedh njerëzit e vet nëpër pozita, njofton gazetametro.net.

“Punësimi në përgjithësi duhet të jenë procese teknikë jo politike, por shpresojë se do të ketë efekte dhe ndryshime të kulturës jo vetëm për këto pozita të larta, por kudo, Kosova ka nevojë për njerëz të punësuar me meritë” tha O’Conell për T7.

Ambasadori britanik ka qenë njëri ndër zërat kryesor se punësimi në Kosovë duhet të ndryshojë qasje, ku njerëzit me merita dhe kritere të punësohen në pozitat që aplikojnë, njofton gazetametro.net.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike./