O’Connell i bën jehonë fjalëve të Clintonit për paqen

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka thënë se 20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se derisa e shënojmë këtë përvjetor, duhet të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar që janë larguar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte.

“20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.

NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që u shpalos në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet pas, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë.

Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që u preken nga lufta. Të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar që janë larguar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë.

Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha Presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë”, shkruan O’Connell në Facebook.