O’Connell i bashkohet dhimbjes së popullit kosovar për masakrën e Reçakut

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka ndarë dhimbjen me popullin kosovar dhe të gjithë personat që humbën të afërmit e tyre në masakrën e Reçakut 20 vite më parë.

“Sot i bashkangjitem popullit të Kosovës kudo që janë, që për një moment të kujtojmë të gjitha viktimat e vrasjeve në Reçak dhe viktimat që humbën jetën në 30 vitet e fundit. Paqja në Ballkan varet nga drejtësia për ta dhe familjet e tyre.” ka shkruar O’Connell, transmeton Ballkani.info. /Ballkani.info