O’Conell në paradën e LGBTI: Të festojmë për dashurinë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Conell po merr pjesë në paradën e organizuar për të drejtat e komunitetin LGBTI.
Ai aty ka thënë se ky komunitet në Kosovë po përballet me shumë sfida por është e rëndësishme të festojmë për dashurinë.
“Ka shume sfida por është shumë e rëndësishme të festojmë për dashurinë” ka thënë ai.
Po ashtu, në këtë paradë që është e dyta në Kosovë e këtij lloji, po marrin pjesë përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti edhe fytyra të tjera publike, nga politika e kultura.