ambasadori

O’Conell: E rëndësishme është të ketë trimëri të mjaftueshme për t’u luftuar korrupsioni

Në hapjen e Javës kundër Korrupsionit, Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka mbështetur deklaratën e homologut të tij amerikan, Philip Kosnett, duke thënë se është në interesin e Britanisë dhe SHBA-së, që Kosova të jetë partnere e tyre në luftën kundër korrupsionit.

O’Conell tha poashtu se edhe në Britani pati gjendje të tillë të institucioneve por se është shënuar progres në parandalimin e luftës kundër korrupsionit, ndaj sipas tij edhe në Kosovë, korrupsionit duhet të parandalohet në teren.

”Është shumë e rëndësishme të mbahet mend ajo se çka u tha. Por këtu nuk erdhëm për të qortuar Kosovën por sepse është plotësisht në interes të shteteve tona që Kosova të jetë një shtet funksional, i sigurt ku luftohet korrupsioni.Ne kemi nevojë për një partner të fortë që lufton korrupsionin. Britania ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.Nëse ne kemi nevojë për të marr masa të tilla është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën”, ka thënë O’Conell.

Tutje ambasadori O’Conell tha se vend nuk është e rëndësishme vetëm të bëhen ligjet, por të ketë trimëri të mjaftueshme që të luftohet korrupsioni edhe në teren.

”Kur flasim për politikanët që cenojnë prokurorët e dijmë për cka po flasim. E dijmë për kë flasim kur bëhet fjalë për punësime partiake”, ka shtuar tutje O’Conell.