O’Conell: Çdo viktimë meriton drejtësi, duhet ta pranojmë atë që ka ndodhur në Kosovë

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë.

O’Connell ka takuar familjarët e viktimave të masakrës së 22 majit 1999.

Ai ka thënë se duhet pranuar atë që ka ndodhur në Kosovës dhe ka shtuar se pajtimi fillon duke e dëgjuar të vërtetën.

Postimi i plotë në Facebook:

Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen.

Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”.