Hans Kluge

OBSH tregon nëse të gjitha vaksinat janë efektive kundër varianteve të reja të COVID-19

Të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale. Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani.

Pas disa javësh dyshime rreth varianteve të reja të Covid-19, OBSH ka dhënë një përgjigje nëse janë apo jo vaksinat funksionale ndaj mutacioneve që kanë dalë ose mund të krijohen.

Hans Kluge, drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e konfirmoi se të gjitha vaksinat e aprovuara u përgjigjen të gjitha varianteve të virusit. Duke folur në një konferencë shtypi dje, ai tha:

“Të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale. Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani”.

Deri tani ende nuk ka një studim i cili vërteton se vaksinat janë funksionale ndaj virusi indian i cili po shkakton shumë viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent disa vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson, AstraZeneca e së fundi edhe vaksinën kineze të Sinovac.

Një numër i konsiderueshëm vendesh, ndër to edhe Shqipëria, përdorin gjithashtu edhe vaksinën ruse Sputnik V.